Peshengritje nis sot kampionati europian ne Tirane

Kampionati Europian i peshëngritjes nis sot në Tiranë. Kjo ngjarje e veçantë që mbledh Europën në kryeqytetin e Shqipërisë fillon me ceremoninë e hapjes në orën 15:45.
Shqipëria do të ketë pretendime për medalje sidomos me Romela Begajn, nënkampione në fuqi e Europës, por edhe me Briken Caljen e Daniel Godellin.
Për fat të keq, një medalje ari është e humbur pa nisur garat, pasi Erkand Qerimaj vazhdon të jetë i pezulluar.
Sot do të garojnë peshat deri 48 kg për femra e deri në 56 kg për meshkuj, ndërsa në total do të jenë 400 peshëngritës nga 35 shtete.
Është hera e parë që Shqipëria organizon një kampionat të tillë, ndërsa organizatorët sigurojnë se janë marrë të gjitha masat e duhura.