Pogradeci sndalet në shtëpi, nëndetësja fundoset në liqen
Shënues: Çipi 87
Pogradeci: Hoxha, Kllogjeri, Çerepi, Drazhanin, Balla (Saviç 46), Nastevski (Lako 76), Baze (Jahaj 27), Çipi, Elmazi, Tanushi, Eminazeri.
Trajner: Y. Çekiçi
Kartonë të verdhë: Elmazi, Nastevski, Çipi, Jahaj, Eminazeri
Dinamo: Osmani, Peqini, Hoti, Marku, Imami, Kraja, Deliallisi, Daja, Shtini (Arifaj 46), Kuli, Lala (Asllani 70).
Trajner: F. Sejdini
Kartonë të verdhë: Peqini, Deliallisi, Lala
Gjyqtarë: L. Alla (Lushnjë), D. Koreshi, M. Rafaj (Patos)
”Radiografia”
17′- Tanushi lëshon një top vertikal për Eminzerin, i cili shmang Osmanin dhe shënon, por anësori sinjalizon pozicion jashtë loje .
19′- Kuli ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke gjetur të lirë Lalën, por ky i fundit, edhe pse i vetëm përballë portierit Hoxha, heziton të godasë dhe, në momentin e fundit, ndërhyn kapiteni pogradecar Çerepi, i cili i heq mundësinë e goditjes dhe largon rrezikun në portë e tij.
32′- Kombinim i shkëlqyer i dyshes Tanushi-Eminazeri, gjuan ky i fundit në ecje e sipër, por Osmani bën mrekullinë duke e devijuar topin në korne.
35′- Shtini galopon nga e djathta, fut një kros në zone, aty gjen Kulin, i cili bën një veprim prej lojtari të klasit të lartë duke gjuajtur me roveishat, po kaq bukur pret dhe Hoxha, që shpëton portën nga pësimi i golit.
44′- Kuli vepron bukur në krahun e djathtë të mbrojtjes pogradecare, shmang dy mbrojtës, kroson në zonë për Lalën, i cili, edhe pse i vetëm me Hoxhën, në mënyrë të pakuptimtë shënon gol me dorë, duke sjellë një acarim të Sejdinit, i cili kritikon Lalën për veprimin e pakuptimtë.
45′- Balla kroson nga e majta, gjen të lirë Çipin, që vetëm 5 m larg portës gjuan me kokë, por Osmani në formë të shkëlqyer bën mrekullinë duke shpëtuar një gol të sigurt dhe duke e përcjellë topin në korne.
52′- Kuli ekzekuton një goditje dënimi në zonë për Markun, që i vetëm në zonën e rreptësisë, gjuan mbi traversë.
59′- Kombinim mes Lalës dhe Kulit në zonë, ky i fundit gjuan fare afër portës së Hoxhës, por topi përfundon jashtë.
62′- Kuli shmang bukur dy mbrojtës, jep një asist për Imamin, i cili gjuan fort, por Hoxha bën mrekullinë duke e dërguar topin në korne.
67′- Mbas një krosi në zone, portierit Osmani i shpëton topi nga duart, por Tanushi fare pranë portës nuk përfiton nga gabimi i Osmanit.
72′- Goditje dënimi nga rreth 27 m në portën e Dinamos, Kllogjeri godet fort, topi ndërpritet me dorë nga një lojtar dinamovit, por për gjyqtarin Alla, me gjithë protestat e pogradecaravë, nuk ka 1-metërsh, por vetëm goditje këndi.
87′- Tanushi shmang dy mbrojtës dhe lëshon një asist në zonë për shtalartin Çipi, i cili, duke parë hezitim e mbrojtjes dhe të portierit, e dërgon topin me kokë mbi Osmanin dhe gol.
Komenti
Takimi i luajtur i luajtur në Pogradec ishte mjaft i bukur. Vendasit kërkonin fitoren e 17-të radhazi më shtëpi, këtë hërë përballë Dinamos, një skuadër me emër të madh në futbollin shqiptar. Dinamo nga ana e saj kishte ardhur me synime të qarta në Pogradec, për ta fituar takimin dhe për të rikuperuar pikët e lëna në takimet e mëparshme, por goli iu ka buzëqeshur liqenorëve vetëm në minutën e 87-të, tre minuta përpara përfundimit, kur Çipi ka ngritur peshë tifozerinë pogradecare, duke iu dhënë liqenorëve tri pikë të arta dhe duke fundosur dinamovitët në fundin e renditjes. Pogradeci është më i qetë me 6 pikë, dy fitore dhe dy humbje në tabelën e superiores. Ndërkohë, Dinamo, me vetëm një barazim, renditet në fundin e tabelës, aty ku si asnjë herë tjetër, ish-kampionët e gjejnë veten në vështirësi konkrete. Tashmë Pogradeci mendon për ndeshjen e vështirë në Vlorë ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Dinamo do të ketë përballë Shkumbinin në javën e ardhshme në Tiranë.
Pjesa e parë Takimi filloi i shpejtë dhe që në momentet e para janë liqenorët që kërkojnë të imponohen me lojën e tyre, ku në minutën e 32-të, Eminazeri gjuan fluturimthi, por Osmani bën mrekullinë. Dinamo nga ana e saj ëshë e vendosur shumë mirë ne fushë dhe del shumë e rrezikshme në kundërsulm, ku Shtini, Lala apo Kuli përhapin panik në mbrojtjen pogradecare.Vendësit, edhe pse kërkojnë sa më shpejt shënimin e golit, janë të paqartë në lojën e tyre, sepse mënyra sesi e kërkojnë golin bën që Kraja dhe Marku, mbrojtësit e Dinamos, ta kenë të lehtë të thyejnë sulmin e liqenorëve. Duket qartë strategjia e trajnerit Sejdini, i cili i ka udhëzuar të tijtë të mbrohen me shumë forca. Duke shfrytëzuar virtuozitetin e Kulit, që në minutën e 19-të jep një asist për Lalën, i cili heziton të godasë, dhe në minutën e 35-të, me një veprim spektakolar me roveishatë, mund të kishte ndëshkuar liqenorët, por vetëm pritja e Hoxhës shpëton portën nga goli. Pjesa e parë do të mbyllet me një rast të pastër të pogradecarëve, ku Çipi, fare pranë portës, godet me kokë, por vetëm ndërhyrja e Osmanit në një formë të shkëlqyr i mohon golin.
Pjesa e dytë Çekiçi bën menjëherë lëvizjet e para taktike: largon Ballën dhe në lojë futet sulmuesi Saviç, duke kaluar nga 4-4-2 në 4-3-3 me Saviç në të majë të sulmit, i mbështetur nga Tanushi dhe Eminazeri ,që përhapin panik në mbrojtjen dinamovite. Sejdini nga ana e tij largon Shtinin për Arifajn. Loja sa vjen e merr ngjyra të tjera, pogradecarët tashmë të hedhur të gjithë përpara, kërkojnë me ngulm golin, jo vetëm në qëndër, por edhe nga krahët. Eminazeri i spostuar majtas behet një rrezik serioz për portën e Osmanit, i cili është në një formë të shkëlqyer, por në momente të veçanta është Dinamo që rrezikon disa herë portën pogradecare dhe vë në provë Hoxhën, i cili disa herë bën pritje shpëtimtare .Gjyqtari i takimit, kryesori L. Alla, bëhet protagonist i ndeshjes me vendime të çuditshëm si rrallë herë në një ndeshje futbolli, duke analluar plot 11 rivënie anësore si të gabuara, 9 kundër Pogradecit dhe 2 herë për dinamovitët, duke ulur ndjeshëm ritmin e lojës, gjë kjo që i vinte për shtat lojës së Dinamos dhe nervozoi së tëpermi tifozerinë pogradecare, e cila, megjithë vendimet e çuditshme të kryesorit, ka qenë shumë korrekte.Vlen për tu theksuar një goditje dënimi për Pogradecin në minutën e 64-t, që ekzekutohet shpejt nga Eminzeri, i cili gjen të lirë Saviçin, që ishte i vetëm përballë Osmanit, por ndërpritet në mënyrë të pakuptimtë nga gjyqtari Alla, i cili kërkon përsëritjen e goditjes. Po ashtu, në minutën 72-të, mbas një goditje denimi, topi përplaset në dorën e njërit prej mbrojtësve të Dinamos, por, me gjithë protestat e pogradecarëve, nuk ka 11- metërsh, por vetëm goditje këndi. Çekic bën lëvizjen e fundit dhe në minutën e 75-të hedh në fushë Lakon për Nastevskin dhe sposton kapitenin Çerepi në mesfushë duke rrezikuar gjithçka. Megjithë presionin e liqenorëve në minutat në vazhdim, goli do të vinte në minutën e 87-të, ku Tanushi vepron bukur nga e djathta, shmang dy mbrojtës dhe aty lëshon një krosim për Çipin, që duke parë hezitimin e mbrojtjes, portieri e përcjell topin mbi kokën e Osmanit dhe gol.
Ylli Çekiçi: Në futboll janë pikët që vlejnë gjithnjë
Jam i kënaqur nga fitorja, nisur edhe nga minuta e shënimit të golit. Kjo na dha një kënaqësi shumë të madhe, sepse, pavarësisht lojës jo të mirë në momente të caktuara, në futboll ato që vlejnë janë pikët. Gjithsesi, mendoj që dhe me rikthimin në ekip të lojtarëve të dëmtuar, ne do të mundohemi që periudhën e ndërprejes së kampionatit ta shfrytezojmë për të plotësuar çdo mangësi të shfaqur gjatë këtyre javëve.
Sejdini: Nuk e me
