Pogradec ekzekutohet me 32 plumba ne Qafe-Plloce 46 vjecari

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri me 32 plumba pas një prite që i është bërë në vendin e quajtur Qafë-Plloçë në aksin Pogradec – Korçë. Myfteri Verdha 46 vjeç është qelluar me breshëri automatiku, ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij tip benz me targa PG 5477B në drejtim te Pogradecit. Midis autorëve dhe viktimës ka patur një shkëmbim zjarri, por për pak minutash ai ka marrë dy plumba në trup. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se Verdha një vit më parë u arrestua nga policia në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Madje gjatë këtij arrestimi pati edhe konflikt me armë zjarri. 46 vjeçari Verdha , sipas policisë së Korçës , konsiderohej si vrasës me pagesë dhe autor i disa ekzekutimeve të mistershme që kanë ndodhur që nga viti 1997 dhe në vazhdim. Ai ishte shpallur në kërkim, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Azem Gora në vitin 2001. Por më pas Verdha ishte lënë i lirë për mungesë provash deri momentin që edhe u ekzekutua.