E Shtunë, 31 Tetor 2026

MotoGP Horge Lorenco pole ne Portugali

Kampioni i ri i botes Horge Lorenco do te niset nga pole position ne Cmimin e Madh te Portugalise pas kualifikueset u anuluan te shtunen per shkak te shiut.

Masa te medha uji mbuluan siperfaqen ku do te zhvillohej gara te shoqeruar me nje ere te forte cka i detyroi organizatoret e gares te anulonin kualifikuest.

Grida e nisjes u percaktua e bazuar ne kohen me te shpejte nga sesionet e meparshme te praktikave.

Lorencos iu dha pole i 42-te ne karriere e tij bazuar ne kohen e tij prej 1 minute e 48.552 sekonda.

Lorenco do ta nise garen perpara Niki Hajdenit te pozicionuar ne vendin e dyte pasi ai fiksoi kohen 148.657 gjate praktikave. Valentino Rosi ishte i treti me kohen 148.883.

Ishte nje nga pole position me te lehte ne karrieren time tha Lorenco.

Pole position ne kategorine Moto2 u fitua nga Gabor Talmashi nderkohe qe Bredlej Smithi fitoi pole ne kategorine 125cc.

Shume nga pilotet rreshqiten gjate praktikave nderkohe qe Aleks Debon theu shtyllen kurrizore.

Debon u dergua ne nje spital te Valencias ne Spanje. Shiu parashikohet te jete i pranishem dhe ne garen e se dieles.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 30 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›