Motoja e re, Obama thotë në fushatë: Përpara
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka nxjerrë moton e re për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Katër vjet më parë, ai kishte moton Shpresë dhe ndryshim, ndërsa këtë vit Obama thotë Përpara. Ky term duket se është një përpjekje për të treguar se gjatë këtyre tri viteve e gjysmë në pushtet, ndërsa SHBA përballej me rimëkëmbjen e nga recesioni në një vend të ndarë politikisht, administrata Obama ka bërë hapa gjigantë përpara. Slogani u paraqit në fund të një videoje të re shtatëminutëshe fushate, të transmetuar pesë ditë përpara se Obama të mbajë tubimin e parë elektoral në Ohajo dhe Virxhinia. Në këtë spot renditeshin në një listë të gjatë arritjet e Obamës, përfshirë reformën në Wall Street, reformën e kujdesit shëndetësor, fundin e luftës në Irak etj. Unë besoj se ky vend ka sukses kur gjithkush merr një përgjigje të drejtë… Besoj se Amerika është duke u rritur, thotë Obama në video.