E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmeti shënon edhe në ndeshjen e përsëritur

Malmo, 16 gusht - Sulmuesi Agon Mehmeti ka shënuar edhe në ndeshjen e përsëritur në mes Malmos e Gefles. Kjo ndeshje kishte nisur të shtunën, por ishte ndërprerë pas pjesës së parë për shkak të reshjeve te shiut, kur rezultati ishte 1:0 për Malmon. Golin e kishte shënuar pikërisht Mehmeti. Kjo ndeshje u luajt të dielën nga fillimi dhe përfundoi me rezultat 2:0 për Malmon. Mehmeti të dielën shënoi golin e dytë në minutën e 54-t. Luajti deri në minutën e 82-të. Ardian Gashi luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë, derisa skuadra e tij Helsingborg barazoi pa gola me IFK Goteborg. Pas javës së 19-të të kampionatit suedez, Helsingborgu i prin klasifikimit me 43 pikë, një më shumë se Malmo që është e dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›