Vdes punetori, pranga inxhinierit
Korce- Vdekja e nje punetori ne gurore ndersa perpiqej te thyentedisa gure, ka cuar ne pranga edhe inxhinierin e firmes. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne ambientet e firmes "Shkemba sh.p.k.", ne fshatin Floq te Korces, kur policia vendore u njoftua nga bluzat e bardha te spitalit se nje person kishte perfunduar me plage te renda ne reanimacion. Por demtimet e marra kane nderprere jeten e 54 vjecarit Robert Calo vetem 30 minuta pas ngjarjes se rende, ndersa grupi hetimor shkoi prane gurores dhe mori ne pyetje drejtuesit. Pas disa oresh hetimesh i jane vene prangat inxhinierit Maksim Zisi, njekohesisht pergjegjes i gurores, nen akuzen e shkeljes se rregullave te sigurise teknike ne pune. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:30, ne guroren e fshatit Floq, rreth 20 kilometra larg qytetit te Korces. Kjo gurore prej disa kohesh shfrytezohej nga "Shkemba SH.P.K", ku 54 vjecari Robert Calo, ishte i punesuar per te perdorur kompresorin, i cili sherbente per copetimin e gureve. Policia e Korces, qe ka filluar hetimin per ngjarjen aksidentale, sqaroi se nga deklarimet e marra drejtuesve dhe punetoreve te tjere, teksa Calo po punonte si cdo dite, eshte shkeputur nje masiv i madh guresh. Disa prej tyre e kane goditur te ndjerin ne kembe, por edhe pjese te ndryshme te trupit, duke e hedhur poshte ne nje pjerresi prej gati 50 metra. Trupi i viktimes ka rene ne nje masiv tjeter guresh, qe mesa duket ka qene edhe fatale per jeten. Koleget i kane ardhur ne ndihme 54 vjecarit duke e derguar me urgjence per ne spitalin e Korces. Nga hetimet paraprake mendohet se aksidenti te kete ndodhur per mos zbatim te rregullores se sigurimit teknik dhe sigurise ne pune. Pasi ka bere keqyrjen e vendit te ngjarjes, policia e Korces dhe ekspertet e saj kane arritur ne konkluzionin se ne vendin e punes, ku u aksidentua me vdekje 54 vjecari, mungonin edhe kushtet me minimale te sigurise.
Daniela Zisi
Daniela Zisi