Qeveritaret shqiptare ngushellojne homologet italiane
Topi, hidherim per viktimat ne Itali
Presidenti Bamir Topi, i dergoi dje nje mesazh ngushellimi homologut te tij italian, Xhorxho Napolitano dhe kryeministrit Silvio Berluskoni, ku shprehu keqardhjen dhe hidherimin per fatkeqesine natyrore qe preku rajonin e Abruzos. "Me keqardhje te madhe, mesova per fatkeqesine natyrore qe preku rajonin e Abruzos duke shkaktuar viktima ne njerez dhe deme materiale. Deshiroj te shpreh hidherimin tim per kete ngjarje tragjike, qe preku popullin mik italian dhe te dergoj ngushellimet me te thella per familjaret e te afermit e viktimave, ne emrin tim dhe ne emer te popullit shqiptar", u shpreh Topi, duke theksuar solidaritetin e popullit shqiptar per perballimin e situates.
Berisha, mesazh Berluskonit per viktimat
Kryeministri Berisha i dergoi dje, nje mesazh kryeministrit te Italise Silvio Berluskoni, permes te cilit i shprehu ndjenjen e pikellimit me te thelle, si dhe ndjenjat e solidaritetit per familjet e viktimave, qeverine dhe popullin mik italian, ne keto caste te veshtira, ku nje termet i rende ka goditur zonen e Abruzos. Ne mesazh theksohet se qeveria shqiptare shpreh keqardhjen per ngjarjen tronditese, qe ka marre shume jete njerezish, ka plagosur shume te tjere dhe ka shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, kryeministri Berisha permes ketij mesazhi, shprehu gjithashtu bindjen se qeveria dhe populli mik italiane, do te dine te kapercejne me vendosmeri pasojat e renda te ketij termeti.
Rama-Berluskonit: Jemi prane jush
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ka derguar nje leter ngushellimi kryeministrit te Republikes se Italise, per tragjedine e ndodhur ne Itali. "Me lejoni qe ne emer te Partise Socialiste dhe ne emrin tim personal, t'ju percjell juve keqardhjen me te thelle qe ndjeme per jetet e humbura dhe demet, qe populli i Acquila-s pesoi", thuhet ne letren e kryesocialistit. Duke vazhdua me tej, ai shprehu ngushellimet me te thella dhe solidaritetin me familjet dhe personat qe u preken nga kjo fatkeqesi natyrore. "Ju siguroj ju dhe popullin italian, se ne ju qendrojme prane ne keto momente te veshtira", iu drejtuar Rama, kryeministrit te Italise. Ne fund te letres ai shprehu besimin se angazhimi i qeverise qe ai drejton dhe kurajoja e njerezve, do te beje qe Italia te kaperceje pasojat dhe zona te rimekembet prej demeve te shkaktuara nga termeti.
Meta: Ngushellimet me te sinqerta
Ish-Kryeministri i Shqiperise, Ilir Meta, njeheresh lideri i LSI, i dergoi diten e djeshme nje telegram ngushellimi kryeministrit te Italise, Silvio Berluskoni, mbi tragjedine natyrore te termetit ne L'Aquila. "Deshiroj t'ju shpreh juve dhe nepermjet jush, gjithe familjeve te viktimave, ngushellimet e mia me te sinqerta. Ju shtrengoj doren me dhimbje te thelle dhe ndaj me ju, keto momente te veshtira", shkruhej ne letren e derguar nga Meta, duke theksuar, "shpirti i tyre pushofte ne paqe!" Gjithashtu, ne emer te forces politike qe drejton, dhe ne emrin e tij, ai siguroi se keto jane momente solidariteti te forte njerezor me ju dhe popullin tuaj, per te kaluar kete dhimbje qe vjen nga jetet e pafajshme te humbura dhe nga te lenduarit ne kete tragjedi.
Basha
Ministri i Jashtem Lulzim Basha, i ka derguar nje telegram ngushellimi homologut te tij italian Franco Fratini. "Me shume trishtim mora lajmin e bilancit tragjik te termetit qe ra ne zonen e Abruzos, i cili provokoi humbjen e shume jete njerezish. Me dhimbje te thelle deshiroj t'ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta", shkruan Basha.