Motta dëshiron të mbetet në Inter

Mesfushori i Interit, Thiago Motta dëshiron të mbetet në klub, ka njoftuar menaxheri i tij Dario Canovi.
Motta ka kontratë me Nerazzurrët deri më 2013, por së fundi është raportuar se mund të largohet nga Giuseppe Meazza, nëse nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e saj para përfundimit të këtij sezoni.
Mirëpo, Canovi ka theksuar: “ Për momentin nuk ka risi. Nuk kam marrë thirrje nga klubi. Shpresoj të realizohet dëshira e futbollistit e që është vazhdimi i qëndrimit në Inter”, tha Canovi për mediet italiane.