Si t’i kishte goditur tsunami

Zyrtarët kanë publikuar se numri i viktimave ka shkuar në 1.010, deh se mbi 45,000 të mbijetuar aktualisht jetojnë nëpër qendra të evakuimit.
Përfaqësuesi i OKB’së për Çështje Humanitare deklaroi e dy qytete bregdetare filipinase, të cilët përjetuan dëmet më të mëdha nga vërshimet, duken sikur t’i kishte goditur tsunami.
“Duket sikur qytetet Iligan dhe Cagayan de Oro t’i kishte goditur një tsunami”, theksoi të enjten Soe Nyunt-U para gazetarëve të mbledhur në Manila.
“Zona të tëra janë rrafshuar me tokë. Vetëm disa ndërtesa atje ende qëndrojnë mbi tokë, megjithëse edhe ato janë shumë të shkatërruara’, sqaroi tutje ai.
Soe Nyunt-U shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e shpërthimit të sëmundjeve të ndryshme në mesin e mijëra njerëzve që aktualisht po jetojnë nëpër qendrat për evakuim, pasi që shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht gjatë furtunës tropikale Washi.
Kombet e Bashkuara po kërkojnë 28 milionë dollarë ndihmë, në mënyrë që filipinasit t mund t’iu përgjigjen nevojave të afro gjysmë milioni njerëzve të prekur nga kjo katastrofë.
Soe u shpreh se fondet në fjalë do të shfrytëzohen për ujë, ushqim dhe strehim, por edhe për nevoja të tjera të popullatës gjatë tre muajve të ardhshëm.
Zyrtarët filipinas njoftuan të enjten se numri i viktimave tashmë ka rritur në 1,010. Paralelisht, mbi 45,000 të mbijetuar raportohet se jetojnë nëpër qendrat e evakuimit, megjithëse edhe disa qindra mijëra njerëz ende nuk kanë kurrfarë, meqenëse qendrat nuk mund të pranojnë një numër aq të madh të njerëzve.