E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Arbeloa është më i miri

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 18:38

Jose Mourinho ka prirje për të befasuar dhe çdo herë gjen diçka të re për të biseduar dhe për të zgjuar polemika.

‘Zbulimi’ i fundit i trajnerit portugez është fakti se e lavdëroi mbrojtësin Arbeloa, për të cilin thotë se është lojtari që e ka impresionuar më së shumti në Real Madrid.

“Arbeloa është tip i lojtarit që nuk i rrëmben njerëzit, sepse nuk është as si Maradona e as si Zidane. Ai është një tip tjetër lojtari, por kur hyn në lojë, nuk është kurrë për notën 6, gjithmonë shkon nga 7 deri në 9”, deklaroi trajneri portugez, i cili ka prishur raportet me mbrojtësin Sergio Ramos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›