E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, i çmendur pas Rooneyt

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 18:47

Real Madrid nuk heq dorë nga Wayne Rooney.

Pas golit të jashtëzakonshëm me gërshërë, të realizuar në fundjavë ndaj rivalit lokal, Manchester City, sulmuesi anglez ka bërë që presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ta rikthejë sërish kokën kah Anglia, për ta sjell në Santiago Bernabeu sulmuesin kryesor të Manchester United.

Përfaqësuesi anglez e ka vazhduar kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, por ekipi spanjoll është i gatshëm ta paguajë klauzolën prej 30 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›