Man Utd, e ardhmja e Berbatov

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 18:41
Manchester United vazhdon të bisedojë me Dimitar Berbatov për vazhdimin e kontratës.
Sipas edicionit online të Manchester Evening News, të dielën që shkoi ka pasur një takim ndërmjet menaxherëve të sulmuesit bullgar dhe zyrtarëve të klubit anglez për këtë çështje.
Me këtë rast, marrëveshja e re parash një kontratë të re e cila do të zgjaste deri në vitin 2015 dhe një rritje e pagës për 30 vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon.