Ferrari, në mendje të Vettel

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 18:36
Sebastian Vettel nuk e fsheh asnjëherë ëndrrën e tij. Piloti gjerman dëshiron që një ditë ta vozitë makinën e ekipit italian, Ferrari.
“Do më pëlqente që të jem pjesë e Ferrarit. Shpresoj që një ditë të shkoj në skuterinë nga Maranello.
Mirëpo, duhet ta cek se unë jam i kënaqur në Red Bull dhe, përkundër faktit se unë jam në këtë ekip, janë shumë italianë që bëjnë tifo për mua”, deklaroi piloti gjerman, pas testit që kishte në Jerez de la Frontera.