Junajtid-Siti, “derbi” për Kielinin
Mançester Siti, që javën e kaluar uli Roberto Mançinin në krye të stolit, është i gatshëm të derdhë në arkat e “Zonjës” 13 milion euro. Ndërkohë, edhe Aleks Ferguson e sheh mbrojtësin italian si njeriun e duhur për të mbushur hapësirat në repartin e prapavijës.Tabloidi anglez citon edhe agjentin e lojtarit, Davide Lipi: “Për një lojtar të rëndësishëm si Kielini do të jetë e vështirë të lërë Juventusin, por të shohim se çfarë do të ndodhë në janar. Nuk kam dëgjuar asgjë për Mançinin, megjithatë, nuk mund të përjashtoj një transferim të mundshëm në Mançester”.