Luka Toni do Romën
Në këtë mënyrë, vetë protagonisti duket se i jep zgjidhje çështjes së transferimit të tij. Së fundi u përfol se në lojë për të siguruar shërbimet e italianit mund të hynte edhe Çelsi. Por 32-vjeçari kërkon që të sigurojë një vend në kombëtare duke luajtur për verdhekuqtë.Tashmë mbeten vetëm disa detaje për t’u rregulluar dhe Luka Toni së shpejti do të hedhë firmën mbi kontratën me kryeqytetasit. Ai do të përfitojë 1.8 milion euro, përveç shtesave, për pesë muaj. Kështu, do të përfitojnë të dy palët: Ranieri do të ketë një armë më tepër në dispozicion për repartin e sulmit, kurse bomberi do përpiqet të bindë Lipin t’i sigurojë një vend mes 24 të besuarve për Kupën e Botës.