E Shtunë, 31 Tetor 2026

WBA e grrithë Liverpoolin

Skuadra e West Bromwich Albion mbetet macja e zezë për Liverpoolin. Në ndeshjen e fundit të kësaj jave në Premierligë, Liverpooli është mposhtur me rezultat 0 me 2 nga WBA.

Se futbolli nganjëherë nuk është real tregoj edhe kjo sfidë ku Liverpool dominoj tërësisht ndeshjen dhe në fund u desht të pajtohej me humbje.

Gerrard pati shansin për fitore kur në minutën e 77 dështoj nga penalltia. Vetëm tre minuta më pas WBA pati goditjen e parë në drejtim të portës e cila edhe përfundoj në rrjetë kur Mcauley shënoj me kokë.

Kur Liverpooli po kërkonte me ngulm golin e barazimit, WBA në një kundërsulëm bombardoj Liverpoolin me golin e Lukakut

. Me këtë disfatë Liverpooli humbë pothuajse të gjitha gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri Rodgers në ndeshjet tjera duhet të mendoj më mirë që me lojtarë si Shelvey mos të eksperimentoj në ndeshjet e Premierligës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›