Juve e bën nervoz Celticun para kohe

Tifozët e zjarrtë skocez të Celtic kanë arsye për të qenë nervoz ende pa i'a filluar sfida me Juventus. Skuadra italiane ka vendosur që të stërviten në “Marrei Park”, stadiumin e rivalëve historikë të Rejnxhërs Glasgou, duke acaruar kundërshtarët të cilëve nuk u ka pëlqyer shumë ky fakt.
Propozimi në fakt ka ardhur nga vetë skuadra e Rejnxhërs, që ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ekipin italian, me shpresën që këta t’i marrin lavdinë rivalëve të urryer të qytetit./Indeksonline/