E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentet kerkojne pastrimin e futbollit

Arrestimi i presidentit te skuadres se futbollit te Elbasanit, Arben Laze per implikim ne trafik droge, ka sjelle dhe reagimin e kolegeve te tij, te cilet jane shprehur te tronditur nga ky lajm.

Presidenti i Beses se Kavajes, Nexhat Bizhdili, ka shprehur mendimin e tij rreth njollosjes se futbollit pas nje ngjarjeje te tille, qe jo rralle here eshte vene re ne sportin shqiptar edhe ne te shkuaren. “Une kerkoj qe nje grup prokuroresh apo gjyqtaresh duhet te merren me kete pune sepse nuk duhet te prishet imazhi i sportit”, thekson ai.

Persa i perket bizneseve te tij dhe transparencen e financimit ne klubin ku ai financon, Bizhdili pohon se prej shume vitesh eshte i regjistruar dhe kontrollet e bera nuk i kane gjetur asnje shkelje ligjore. “Une kam 13 vjet qe punoj me bilance te rregullta. Jo me pare se para nje jave pata kontrollin qe rezultoi i rregullt”, shton presidenti kavajas. Ndeshja e rradhes e Elbasanit do te jete pikerisht ndaj Beses. Edhe per kete ndeshje presidenti Bizhdili shprehet i lekundur per pjesmarrjen e tij.

Nderkohe zv/presidenti i skuadres se Shkumbinit, Dashnor Sulaj ka theksuar edhe nje here qe persona te tille ka ende ne sportin dhe vecanerisht ne futbollin shqiptar, per kete arsye ai i ben nje thirrje kujdo qe eshte eshte i dyshuar per trafiqe dhe per parate qe investon ne sport, te largohet perpara se te jete vone.

“Nuk mendoj qe jane te perfshire te gjithe presidentet. Te implikuarit ne trafike, jane persona te numeruar me gishta. Duhet te jete ne moralin e tyre te largohen nga sporti sa s’eshte vone. Futbolli eshte i te gjithe shqiptareve dhe jo i personave qe mbajne peng sportin e nje qyteti te caktuar”, thekson Sulaj.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›