Java 17, ndeshjet dhe gjyqtarët

Lushnja-Shkumbini, ndeshja hapëse e javës së 17-të e Kategorisë Superiore, do të drejtohet nga Emirion Sino. Takimi do të luhet në fushën asnjanjëse “Tofik Jashari” të Shijakut. Kryensfida e kësaj jave, që mbyll edhe vitin futbollstik 2008, ajo Vllaznia-Dinamo (të shtunën, ora 15:00) do të drejtohet nga Lorenc Jemini (i caktuar me miratimin e të dy klubeve). Tirana-Bylis është i besuar ndërkombëtarit Albano Janku. Partizani-Flamurtari do të jetë nën bilbilin e Remzi Sadikut. Dy takimet e tjera, Elbasani-Besa dhe Apolonia-Teuta do të gjykohen respektivisht nga Remzi Sadiku dhe Labjon Mustafaraj.
Renditja pas javës 16
PIKE F B H GSH GP
1 Vllaznia 34 10 4 2 25 13
2 Tirana 27 7 6 3 19 12
3 Dinamo 26 6 8 2 19 11
4 Besa 25 7 4 5 17 11
5 Teuta 24 6 6 4 12 9
6 Flamurtari 23 6 5 5 13 10
7 Shkumbini 23 6 5 5 18 16
8 Elbasani 20 4 8 4 14 14
9 Bylis 17 4 5 7 12 19
10 Apolonia 15 4 3 9 16 15
11 Lushnja 12 3 3 10 11 22
12 Partizani 10 1 7 8 10 20
E Enjte, 25 Dhjetor 2008