E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Sjetoj me lavdinë e së shkuarës

Nga Turqia: Mourinho kërkon Shnajder tek Chelsea

Wesley-Sneijder-mourinho-280x200Jose Mourinho ka ndërmend të provojë veten si Special One me rikthimin tek Cheslea, klub nga i cili ishte larguar gjashtë vjet më parë. Trajneri portugez ishte në Londër të hënën për të përfunduar formalitetet e kontratës 4-vjeçare me klubin londinez, pas largimit nga Real Madrid. Mourinho drejtoi me sukses Chelsea në vitet 2005 dhe 2006, duke i dhënë përveç se kampionatin edhe një seri kupash. Por ai nuk mjaftohet me kaq. Nuk kam ardhur këtu për të ëndërruar për atë që kam bërë në të kaluarën dhe të jem rehat vetëm sepse kemi mirëkuptim dhe marrëdhënie të mira. Unë nuk jam një person i atillë, jam shumë kërkues ndaj vetes. Natyrisht që më duhet mbështetja e tifozëve, por dua ta filloj nga e para, ka thënë ai në një prononcim për Chelsea TV. Do më duhet të punoj shumë sërish dhe të ndërtoj një ekip ndryshe nga ai që ndërtova në të kaluarën. Dua të jap gjithçka që mundem për klubin, për pronarët dhe për tifozët, duke e harruar paksa atë që bëra në të kaluarën, ka shtuar portugezi.
Merkato
Nga ana tjetër mediat turke kanë publikuar lajmin e bujshëm se Uesli Shnajder është një objektiv i merkatos së verës për Çelsin, pas kërkesës së Jose Mourinhos, i cili e vlerëson atë mes lojtarëve të tij të preferuar. Sipas raportit të mediave, lojtari është gati ti japë lamtumirën Turqisë pas vetëm 6 muajsh, ku u bë pjesë e Gallatasarajit dhe ndihmoi që të fitohej kampionati turk nga kjo skuadër. Holandezi 28 vjeçar u transferua në janar nga Interi për 7 milion paund, duke firmosur një marrëveshje prej 3 vitesh e gjysmë, por tani situata ka ndryshuar plotësisht. Mediat turke flasin se si futbollisti nuk është përshtatur plotësisht me idetë e trajnerit Terim, që i kërkon të sakrifikohet edhe në mbrojtje, ndaj edhe Gallatasaraj nuk do ti përgjigjej me jo një oferte të arsyeshme nga ana e Chelseat. Marrëdhënia miqësore mes Shnajder dhe Mourinhos ka filluar në kohët e Interit, kur mesfushori ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampioneve nën drejtimin e portugezit. Të dy kanë shprehur vazhdimisht admirimin ndaj njëri-tjetrit, edhe kur rrugën e tyre u ndanë, ndërsa Shnajder konfirmoi se kishte pranuar ti bashkohej Gallatasarajit pasi foli më parë me Mourinhon.

Perez hap dritën jeshile, Higuain drejt Juventusit
Marrëveshja Juventus-Higuain mund të përfundojë sipas parashikimeve. Presidenti i Real, Perez, duket se ka lëshuar qartë mesazhin e drejtpërdrejtë për Juventusin se sulmuesi mund të transferohet në Torino edhe pse tratativat nuk janë shumë të lehta për tu zhvilluar. Perez ka konfirmuar faktin se deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë apo kontakt nga Juventus për sulmuesin Higuain. Presidenti i Real, është shprehur se sulmuesi për momentin nuk është në shitje, pasi vetë Higuain nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar, por nëse sulmuesi kërkon largimin, atëherë ne jemi të hapur, ka deklaruar Perez. Presidenti i Real Madrid ka theksuar se marrëdhëniet mes Real dhe Juventusit janë shumë të mira dhe në rast se lojtari dëshiron të kalojë në Torino, sipas tij gjithçka është e mundur. Tashmë të gjithë presin një hap konkret të Juventusit për të nisur një ofertë drejt Real Madrid dhe për të bindur futbollistin latin që të transferohet në Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›