“Qejfi” i ka kushtuar me suspendim nga puna hetuesit të IPK-së

Një kënaqësi momentale i ka kushtuar me suspendim nga puna hetuesit Q.V. të Inspektoratit Policor të Kosovës. Ai është kapur në flagrancë në një motel në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, duke kryer marrëdhënie seksuale në orar të punës. KTV-ja ka mësuar se kur Q.V., po qëndronte në këtë motel, kolegu i tij, M.S. kishte për detyrë t’i ‘ruante shpinën’ në rast se eprori i tyre do t’i kërkonte.
Dy hetuesit e IPK-së kanë qenë në detyrë zyrtare në rajonin e Ferizajt, derisa tani pos suspendimit janë nisur procedura ndaj tyre. Ndaj Q.V. madje është nisur edhe hetim nga organet e drejtësisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Por, kjo zyrtarit Q.V. mund t’i kushtojë me largim nga puna, meqenëse konsiderohet si shkelje e rëndë. Kurse M.S. është suspenduar për mossinqeritet, meqenëse kishte fshehur tek eprori faktin se kolegu i tij ishte larguar nga detyra për çka ishin atje.Zëdhënës i IPK-së, Arbër Beka ka thënë se punonjësit e Inspektoratit duhet të karakterizohen me profesionalizëm e integritet, meqenëse janë ata të cilët mbikëqyrin të tjerët./Indeksonline./