E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo mbron Torresin

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo i ka dalë në mbrojtje sulmuesit, Fernando Torres pas kritikave nga ish strategu i skuadrës, Ruud Gullit i cili ishte i pakënaqur me paraqitjen e spanjollit në barazimin 2-2 me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Gullit tha se takimi dukej sikur “Chelsea po luante me 10 futbollistë”, derisa Torres nuk bëri asnjë goditje në drejtim të portës së Gigi Buffonit. Por, ai ka përkrahjen e Di Matteos.

“Ne jemi të kënaqur me të. Edhe kur nuk shënon, Torres bën punë të madhe për ekipin dhe është gjithmonë i dobishëm për ne”, deklaroi italiani për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›