E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verratti, Pirlo i ri

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti ka lavdëruar mesfushorin Marco Verratti si “Andrea Pirlo i ri”, edhe pse atij do ti nevojitet ende kohë për të arritur nivelin e yllit të Juventusit.

Pavarësisht moshës së re, 19 vjeç, Verratti, përforcim i ri i PSG-së i ardhur në klub gjatë verës nga Pescara ka mahnitur të gjithë në Ligue 1 me talentin e tij.

“Ne kemi një alternativë për Pirlon në mesfushë dhe emri i tij është Marco Verratti. Sigurisht ai ka edhe shumë punë për të arritur në nivelin e Pirlos por është fantastik kur ka topin në pronësi”, deklaroi Ancelotti për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›