E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho do të mbetet te Reali

Jose Mourinho thotë se ai do të mbetet te Real Madridi nëse skuadra spanjolle dëshiron që ai të drejtojë klubin edhe sezonin e ardhshëm.

“Do të qëndroj. Nëse ende ka ndjeshmëri dhe nëse ky klub dëshiron të zhvillohet”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

49-vjeçari ka folur edhe për zhgënjimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se është krenar për suksesin e tyre deri në gjysmëfinale.

“Kjo dhemb pasi ata kanë punuar fuqishëm për të arritur këtu. Lojtarët duhet të shkojnë në shtëpi sonte, t`i puthin gratë dhe fëmijët e tyre dhe ta mbajnë kokën lart”, ka thënë Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›