Robben: Ajo që bëmë ishte mrekulli

Arjen Robben është më se i kënaqur që skuadra e tij ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, veçanërisht me rikthimin dhe lojën e bukur të bërë pas disavantazhit 2-0.
“Ishte mrekulli. Jam shumë krenar për bashkëlotjarët e mi. Kur ju e filloni ndeshjen dhe jeni 2-0 pas 14 minutash, ju duhet të jeni të fuqishëm për t`u rikuperuar”.
“Në pjesën tjetër të lojës ne luajtëm një futboll shumë të mirë dhe në fund mendoj se ishte fitore e merituar”, ka thënë holandezi.
Bayerni në finale do të takohet me Chelsean kur do të synojë ta fitojë titullin e pestë evropian.