Heynckes: Fitorja ndaj Stuttgartit ishte vendimtare

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka lëvdëruar të zgjedhurit e tij për angazhimin maksimal në fitoren prej 2-1 si mysafirë të Stuttgartit.
Christian Gentner krijoi epërsi të hershme për vendasit, mirëpo me dy gola të Mario Gomez, bavarezët e fituan ndeshjen që u siguroi diferencë prej tre pikësh nga vendi i parë, Borussia Dortmund.
“Kanë mbetur edhe 18 ndeshje për t`u luajtur. Gjëja vendimtare ishte që të vijmë këtu dhe të fitojmë”, ka deklaruar Heynckes.
Ai e lavdëroi në veçanti Gomezin duke thënë se ai jo vetëm që i shënoi dy golat, por edhe i ndihmoi skuadrës për ta fituar topin kur nuk e kishte.