E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Betty Ford

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 18:30

Ish Zonja e Parë e SHBA-së, Betty Ford, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

E veja e presidentit Jerald Ford, konsiderohet të ketë qenë një nga zonjat e para, që është parë më së shumti në publik në historinë amerikane.

Ajo ka bërë fushatë për kancerin në gji dhe ka ngritur zërin për çështjet e të drejtave të grave.

Ajo ka ndihmuar në krijimin e Qendrës Betty Ford, për rehabilitim nga alkooli dhe droga, në Rancho Mirage të Kalifornisë, ku që nga viti 1982 janë trajtuar dhjetëra mijëra persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›