E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e largoi ‘spiunin’ Gago

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho vendosi të largojë mesfushorin Fernando Gago drejt Romës pas deklaratave të shpeshta të argjentinasit në medie lidhur me detaje rreth ekipit përfshirë gjendjen në zhveshtore.

Tre futbollistët argjentinas të Realit, Gago, Higuain dhe Di Maria nuk ishin në gjendje të mbanin gojën e mbyllur. Dy të fundit u falën por Gago e pagoi me largim nga Bernabeu.

Sipas El Confidencial Digital ky ishte motivi kryesor që Mourinho vendosi për largimin e Gagos gjatë afatit kalimtar të verës i cili iu bashkua Romës në formë huazimi por me mundësi të qëndrimit afatgjatë në Olimpico për 6.5 milionë euro. Gago ishte transferuar në Real më 2007 për 21 milionë euro nga Boca Juniors.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›