E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kritikon fushën në Zenicë

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është ankuar në gjendjen e fushës në stadiumin e Zenicës ku Kombëtarja e tij barazoi 0-0 me Bosnjën e Hercegovinën në ndeshjen e parë të barazhit për kualifikim në Euro 2012.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë, por as në ëndrrat më të çmendura nuk kemi pritur një terren kaq të keq. Në karrierën time kam luajtur mijëra ndeshje por kurrë nuk jam paraqitur në një fushë më të keqe se kjo”, tha Ronaldo i cili shtoi se beson në kualifikimin e Portugalisë në Euro 2012 para ndeshjes së kthimit në Lisbonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›