E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho i kënaqur që do të ndeshet me Alex Ferguson

Interi do të përballet me kampionët Manchester United në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Nerazzurëve, Jose Mourinho, është i kënaqur që do të ndeshet me Djajtë e Kuq. "Tash jam i lumtur, sepse dëshiroj të luaj kundër më të mirëve. Manchester Unitedi është një skuadër kampionësh me një supertrajner si Alex Ferguson. Do të kemi motivacion të madh në përballjet kundër tyre". Kjo përballje konsiderohet si më e 'zjarrta' në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke mos harruar takimet ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, Chelseat dhe Juventusit, si dhe Arsenalit dhe Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›