E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana Observer",ndan çmimet protagonistët e vitit 2008

Ilir Meta, Dritëro Agolli , Mero Baze dhe Romelda Begaj janë njerëzit e pëzgjedhur si protagonistët e vitit 2008 në një sondazh të organizuar nga gazeta "Tirana Observer". Ashtu siç do vit lexuesit e gazetës "Tirana Observer" kanë përzgjedhur njerëzit më të sukseshëm në politikë, sport, gazetari dhe letërsi , dhe këtë vit Ilir Meta është zgjedhur njeriu i vitit në politikë. Ndërkohë që në letërsi çmimin e ka fituar shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, në gazetari Mero Baze pas një gare të gjatë me drejtorin e "Ora News" Alfred Peza i cili ka dalë i dyti në votimin e lexuesve të gazetës. Drejtori i Ora News Alfred Peza vetëm pak ditë më parë u nderua me çmimin "Tirana 2008" gjatë ceremonisë "Sofra e Tiranës", me motivacionin "Për kurajo, profesionalizëm dhe transparencë në përcjelljen e informacionit." të organizuar në Pallatin e Kongreseve. Në sport fituese ka rezultuar peshëngritësja Romela Begaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›