E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho i kundërpërgjigjet Cruyffit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i është kundërpërgjigjur sulmit të fundit të legjendës së Barcelonës, Joan Cruyff, duke thënë se as Barcelona nuk ka aq talentë të akademisë sa duket se ka vërtet.

Cruyff akuzoi Real Madridin se nuk po luan me talentët e akademisë dhe blen lojtarë të klubeve të tjera për të mposhtur Barcelonën, e cila bazën e ka nga akademia La Masia. Ai po ashtu kritikoi edhe Mourinhon për titullin që ia ka vënë vetes së fundi “I Vetmi”.

“A do të kisha dashur të kem lojtarë vendas të akademisë si Barcelona? Sa më shumë lojtarë të rinj që kam në ekip, aq më mirë. Sa më shumë lojtarë nga akademia, aq më mirë” tha Mourinho.

“Por, më pëlqen se si ma keni bërë këtë pyetje. Kjo pasi ditë më parë foli një njeri, i cili ka dalur nga akademia e Barcelonës dhe u bë kampion i Europës dhe ai e fitoi titullin e kampionit të Europës me lojtarë vendas të akademisë si Ronald Koeman, Hristo Sotichkov, Romario dhe Laudrup. Këta ishin lojtarë të mirë vendas të akademisë”, ka ironizuar Mourinho.

Cruyff dhe Mourinho kanë një konflikt mediatik që daton që nga koha kur portugezi ishte te Chelsea, pasi ata të dy njihen edhe personalisht kur Mourinho ishte përkthyes te Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›