E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA tashmë u hap rrugën 5 gjyqtarëve

Vendimi

Rrugë e hapur për pesë gjyqtarët, por eksperimentimi nuk do të bëhet në Botërorin 2010. Bordi ndërkombëtar i FIFA-s ka dhënë “ok” për të gjitha federatat që dëshirojnë të organizojnë kompeticionet me më shumë se tre gjyqtarë për dy sezonet e ardhshme. Rregulli nuk është i detyrueshëm. Federatat e interesuara do të duhet të prezantojnë një kërkesë në FIFA dhe të impenjohen të zhvillojnë të gjithë turneun me 5 gjyqtarë (për shembull, federata nuk mund të vendosë të gjykojë me 5 gjyqtarë vetëm finaljen e Kupës, por të gjithë turneu).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›