E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton zbret në fushë për SHBA-në

Botërori 2018

Bill Klinton, ish-presidenti i SHBA-së, është emëruar president nderi i komitetit promotor të kandidaturës amerikane për Botërorin 2018 ose 2022. Klinton, 62-vjeç, ka thënë në Nju Jork se e ka pranuar detyrën. FIFA do të lajmërojë dhjetorin e ardhshëm vendin e zhvillimit të Kupës së Botës 2018. SHBA garon me Australinë, Anglinë, Holandë-Belgjikë, Portugali-Spanjë dhe Rusinë. Japonia, Katari dhe Koreja e Jugut janë propozimet për edicionin 2022. SHBA ka zhvilluar Botërorin 1994, të fituar nga Brazili në finalen kundër Italisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›