E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho injoron trajnerin e bavarezëve

Jose Mourinho ka nisur luftën me rivalin e tij, Pep Guardiolan. Dy nga trajnerët më të mirë në botë do të përballen me 30 gusht në Superkupën e Evropës në sfidën Chelsea-Bayern Munchen.

Mourinho në stilin e tij të njohur ka injoruar trajnerin e bavarezëve. Sipas Mourinhos, Bayerni i Jupp Heynckes ishte ekipi më i mirë në Evropë.

Rivalitetit në mes Mourinhos dhe Guardiolas ka nisur në kohën dy trajnerët punonin në Spanjë tek Real Madridi përkatësisht Barcelona.

Bayerni i Jupp Heynckes ishte më i mirë në Evropë. Tani ata kanë një trajner të ri dhe lojtarë të rinj dhe unë nuk jam i sigurt nëse ata janë aq të mirë, ka thënë Mourinho për Bild.

Bayern Munchen dje fitoi ndeshjen ndaj Nurnbergut me rezultat 2-0, ndërsa kjo skuadër kishte humbur Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit me rezultat 4-2.
Kurse Mourinho edicionin e ri në Premier League e ka nisur me fitoren prej 2-0, kundër Hull Cityt, derisa të hënën mbrëma do të luajë derbin e madh anglez kundër Manchester Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›