E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia futet në gare për ta marrë Januzajn në Kombëtare

Nuk është vetëm Shqipëria dhe Belgjika që kërkojnë ta angazhojnë në Kombëtaret e tyre talentin 18 vjeçar të Manchester United, Adnan Januzaj. Orët e fundit në garë ka hyrë edhe Turqia.

Sipas mediave belge lojtari ka edhe shtetësi turke dhe federata turke e futbollit ka nisur të mendoj ta afroj talentin shqiptar të lindur në Belgjikë meqë nëna e tij vjen nga atje.

Portali belg nieuwsblad.be shkruan se Shqipëria dhe Belgjika janë vendet që po e kërkojnë me ngulm Januzajn, për të cilin janë hapur edhe fanpage në facebook. Të ngazëllyer me këtë fakt duket se janë edhe turqit, gazeta “Milliyet” shkruan se Januzaj mund të përfundoj te Turqia./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›