Barcelona, 12 milionë euro për Agger
Kampioni i Spanjës, Barcelona insiston për mbrojtësin e Liverpoolit, danezin Daniel Agger.
Pavarësisht se danezi ditë më parë deklaroi se nuk dëshiron të largohet nga Anfield, megjithatë, krerët e Barçës vazhdojnë garën për transferimin e tij.
Mirror të dielën shkruan se Barcelona tashmë ka bërë gati ofertën në adresë të Liverpolit për reprezentuesin danez.
Thuhet se klubi katalonas do ti ofrojë 12 milionë euro klubit anglez për Agger, i cili vlerësohet një nga lojtarët kryesor tek Reds.