E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku: Ndaj nordikëve për të shkurtuar rrugën drejt Brazilit

komebiNga Edmond Sufaj

Mesfushori i kombëtares shqiptare, theksoi dje në konferencën për shtyp se Shqipëria duhet të luajë e përqendruar dhe pa entuziazëm, pasi përballë do të ketë një skuadër shumë të motivuar

Kombëtarja shqiptare vijon seancat stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës. Sipas parashikimeve, në konferencën për shtyp për kombëtaren dolën dy futbollistë, kjo sipas planit të hartuar nga drejtuesit e skuadrës. Mesfushori i kuqezinjve, Ervin Bulku e vlerësoi kundërshtarin, por kërkoi që lojtarët të mënjanojnë entuziazmin e tepërt.

Stërvitja ka nisur si gjithnjë, ku nuk ka pasur ndryshim nga stërvitjet e tjera. Aktualisht, lojtarët që janë grumbulluar po mundohen të japin më të mirën e tyre. Përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë. Duhet të japim maksimumin tonë, edhe pse do e kemi të vështirë.

Ajo që dua të theksoj është fakti se duhet të shmangim entuziazmin e tepërt, theksoi Bulku. Mesfushori ka ecur në të njëjtën linjë me trajnerin italian, De Biazi, i cili në konferencën e parë për shtyp e vuri theksin te mënjanimi i euforisë së tepërt në ekip. Kjo ka qenë dhe thelbi i thënieve të Bulkut në konferencën e djeshme për shtyp. Norvegjia luan një futboll të fortë.

Skuadra jonë duhet ti përgjigjet me të njëjtën stil loje nordikëve. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për skuadrën për vetë objektivat që ajo ka. Arritja e një rezultati pozitiv, do të na ndihmonte që shikonim më pranë Brazilin.

Fitorja do të na shkurtonte rrugën e kualifikimeve, tha Bulku. Mesfushori luan me skuadrën iraniane të Sepahan. 32-vjeçari është në fundin e kontratës me skuadrën aktuale. Për të ardhmen, mesfushori nuk ka bërë të ditur ende destinacionin, ku një nga mundësitë është dhe rinovimi me skuadrën aktuale.

I pyetur për mungesat që do të ketë skuadra në këtë ndeshje, Bulku i cilësoi si të rëndësishme. Mungesat në ekip janë të rëndësishme, por besoj se lojtarët e afruar do të japin maksimumin, tha mesfushori. Roli i Bulkut është vlerësuar shumë nga specialistët e futbollit, për rendimentin që ai jep në fushë.

Roli i tij nuk është shumë i dukshme në fushë, por shumë përcaktues, sidomos në aspektin shkatërrues të aksioneve të kundërshtarit. Bulku do të jetë në formacionin bazë ndaj Norvegjisë, ku një pjesë e rëndësishme e detyrave do ti kalojnë atij, duke parë dhe mungesat e shumta në ekip. Bulku ka luajtur 46 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 1 gol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›