E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri kërkon qëndrimin e Mottas

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se dëshiron ta mbajë në skuadër mesfushorin Thiago Motta.

Braziliani me pasaportë italiane është pranë kalimit te Paris Saint-Germain, megjithatë zikaltërit hezitojnë të lejojnë largimin e tij.

“Unë dua që Motta të qëndrojë, por jam i sigurt se duhen marrë edhe gjëra të tjera në konsiderim”.

“Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fund të afatit kalimtar, do të shohim”, ka thënë strategu italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›