E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan me ofertë të re për Tevez?

Milani nuk ka hequr dorë për transferimin e sulmuesit në largim të Manchester Cityt, Carlos Tevez- raporton Corriere dello Sport.

Kampioni i Italisë në fuqi e huazoi Maxi Lopezin nga Catania, duke qenë se nuk arriti marrëveshje me Cityn për Tevez.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti i klubit, Adriano Galliani, deklaroi se negociatat do të rifillojnë në qershor, mirëpo spekulimet pohojnë se drejtuesit e Milanit do të bëjnë edhe tentativën e fundit për ta transferuar argjentinasin gjatë këtij afati kalimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›