Flamuri shqiptar në Liverpool – Man Utd

Në përballjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United, e cila u zhvillua të shtunën pasdite në stadiumin Anfield Road, në kuadër të FA Cup, ka valuar edhe flamuri kuqezi.
Edhe pse ekipet shqiptare nuk kanë arritur të zhvillojnë takime përballë kundërshtarëve të mëdhenj, të paktën tifozët shqiptarë po gjenden në tribunat e këtyre arenave.