Mourinho, më ambicioz këtë sezon

Ekipi nga Santiago Bernabeu dështoi ta fitonte La Ligën sezonin e kaluar, por edhe Ligën e Kampionëve, të cilat i takuan Barcelonës, por trajneri portugez është më i vendosur se kurrë, që ta ndërpresë dominimin e gjigantit katalunas.
“Unë ende e shoh Mourinhon person të njëjtë nga ai i vitit të kaluar, por ai është më ambicioz që të fitojë trofe tash. Kjo është gjë e mirë për opinionin tim. Ambiciet e tij do të depërtojnë edhe tek pjesa tjetër e ekipit. Ne duam të mësojmë nga paraqitjet e sezonit të kaluar”, deklaroi portieri spanjoll në një intervistë për AS.
- “Ne e fituam Copa del Rey, sezonin që shkoi dhe dëshirojmë ta mbrojmë atë titull, gjithashtu duke luftuar edhe në kompeticionet tjera. Trajneri e ka thënë gjithmonë se është më i suksesshëm në sezonin e dytë dhe lojtarët e kanë shpërndarë ambicien e tij”, përfundoi Casillas. Real Madridi aktualisht është në pozitën e tretë në Primera Division.