Wenger desh mbeti pa gjysmën e ekipit

Trajneri francez e pranon se lojtarët që janë larguar e bënë këtë për para, ngase iu premtuan kushte më të mira ekonomike, e jo për të fituar diçka më shumë. Ai mendoi respektivisht për Samir Nasri e Gael Clichy, që iu bashkuan Manchester Cityt, por jo edhe për Cesc Fabregas, i cili vendosi të kthehej në Barcelonë, ku i kishte nisur hapat e parë të karrierës.
“Nuk është se lojtarët janë larguar për të fituar më shumë tituj. Problemi nuk është këtu. Nëse e krahasojmë se çka ka fituar City në të kaluarën dhe çka ne, nuk do të shkonin atje për të fituar tituj. Lojtarët shkojnë në Manchester City, sepse ky ekip paguan më mirë se Arsenali”, vazhdoi ai.
Trajneri francez thotë se do të mundohet që Arsenalin ta futë në Top 4 në Premierligë, që është edhe synim i ekipit londinez këtë sezon.