E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i fundit i Del Pieros

Torino, 19 Tetor NOA - Ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros në fanellën bardh e zi.
Lajmi është njoftuar nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në një hapjen e diskutimit të asamblesë së aksionistëve.
"Do të jetë ky viti i fundit i kapitenit tonë Alessandro Del Piero", - bëri të ditur Agnelli.
"Del Pieros i detyrohemi shumë – shtoi më pas ai – pasi dashuria e tij për ngjyrat bardhë e zi nuk ka reshtur për asnjë moment".
Sulmuesi i Juventusit duhet thënë se është një ndër figurat më të mëdha të historisë së këtij klubi dhe do të mbetet i tillë dhenë kohët në vazhdim.
r.b/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›