E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho na e ka zili

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves insiston se ‘Blaugrana’ është ekipi më i mirë në botë. Sipas tij, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është ziliqar për arritjet e gjigantit katalunas.

Trajneri madrilen së fundmi e kishte ngacmuar Barçën, duke e krahasuar Botërorin e klubeve me vetëm një turne me disa ndeshje të parëndësishme, asgjë më shumë.

“Mourinho është një person i cili e luan rolin e tij. Ai zhvlerëson ato që i fitojnë të tjerët. E vetmja gjë që vlerëson janë fitoret e tij. Ky është personaliteti i tij, të cilin e respektojmë”, thotë mbrojtësi i djathtë për ueb faqen zyrtare të klubit.

- I imi megjithatë është ndryshe. Të luash në ato ‘ndeshje të vogla’, siç thotë ai, duhet ta fitosh Ligën e Kampionëve. Ne e kemi bërë atë dhe kjo është arsyeja pse jemi të lumtur. Zilia është një gjë e keqe. Ne po e shijojmë momentin dhe ne jemi kampionë të botës”, vazhdoi futbollisti brazilian.

Alves nuk shqetësohet për faktin se Barcelona gjendet prapa Real Madridit në La Ligan spanjolle. Ai thotë se Barça do të mundohet që edhe vitin tjetër t’i përsërisë sukseset e viteve të fundit. Aktualisht, Barcelona është e dyta në La Liga me 37 pikë nga 16 ndeshje, 3 më pak se lideri Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›