E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes, i uritur për trofe tjerë

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes thotë se gjiganti katalunas është më i motivuar se kurrë për të shtuar trofe tjerë në kabinetin e tij.

Djelmoshat e Pep Guardiolës e fituan Botërorin e klubeve të dielën, duke ia shtuar asaj edhe Ligën e Kampionëve, La Ligan, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës në vitin kalendarik 2011.

“Ne kemi vërtetuar se dëshirojmë të fitojmë shumë tituj. Kur e ngremë lart trofeun, e bëjmë si të ishte hera e parë. Dëshirojmë të fitojmë më shumë”, theksoi portieri spanjoll, i cili e konsideron mjaft të rëndësishëm trofeun e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›