E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho nuk do asnjë spanjoll tek Chelsea!

Jose Mourinho nuk dëshiron të ketë asnjë lojtar spanjoll tek Chelsea. Sipas disa burimeve të skuadrës së Chelseat, Mourinho ka filluar planet për largimin e lojtarëve spanjoll nga Chelsea.

Arsyeja e këtij vendimi thuhet të ketë origjinën nga skuadra e Real Madridit. Mourinho thuhet se është ndarë i zhgënjyer me kulturën sportive të lojtarëve spanjoll të cilët sipas tij mundohen të jenë zotëri të skuadrës.

Kështu portugezi thuhet se do të vë në shitje lojtarët si Mata, Torres, Aziplicueta e Romeu. Me shitjen e këyre lojtarëve Mourinho synon të mbledhë fondin prej 70 milion eurosh për të sjellur në skuadër katër transfere, emrat e të cilëve thuhet se ua ka treguar bordit të skuadrës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›