E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i Clintonit mahnit amerikanët

Presidenti amerikan Barack Obama është mahitur të premten, duke thënë se do të duhej ta emërojë Bill Clintonin si “Sekretar për Shpjegimin e Gjërave”, pas fjalimit të mbajtur të tij në Konventën Demokratike.

Fjalimi i ish presidentit Bill Clinton në Koventën, në të cilën, Obama u rinominua për president, ka pasur jehonë të madhe në SHBA, madje edhe republikanët kanë pranuar se ka qenë një përmbledhje e përkryer e argumenteve zgjedhore për presidencën e Obamës, raporton REL.

Clinton pritet të paraqitet me Obamën në disa shtete, në të cilat beteja mes demokratëve dhe republikanëve në zgjedhjet e nëntorit është e ngushtë.

“Presidenti Clinton e paraqiti çështjen në mënyrën që vetëm ai mundet. E dini, dikush më dërgoi email pas fjalimit të tij dhe më tha ‘duhesh ta emërosh atë si Sekretar për Shpjegimin e Gjërave’”, është mahitur Obama në Nju Hempshajr.

Clinton iu tha demokratëve në Konventë se Obama i ka vendosur amerikanët në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes, duke i vendosur themelet për një ekonomi më moderne dhe më të balancuar.

Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit përballet me Mit Romnin, ish-guvernatorin e Masaçusetsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›