E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho s’mendoi për dorëheqje

Jose Mourinho ka deklaruar se kurrë nuk i ka shkuar mendje të ofrojë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Portugezi foli për presionin që sjell posti në Santiago Bernabeu, por insistoi se asnjëherë nuk ka menduar të tërhiqet.

“Kurrë nuk kam menduar për dorëheqje sepse jam më tepër i dashur në klub, se që mendojnë njerëzit. Momentet e tensionit i përjetoni edhe në shkallën sociale”, deklaroi Mourinho gjatë një interviste me magazinën Ronda Iberia. “Presioni është çmim që duhet të paguajmë për profesionin që kemi”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›